Gjenden dy UFO në Trekëndëshin e Bermudeve?

  • 18 October 2018 - 09:28
Gjenden dy UFO në Trekëndëshin e Bermudeve?

A ka mundësi që sekretet në Trekëndëshin e Bermudeve të kenë të bëjnë me UFO-t? A ka mundësi që trekëndëshi të jetë njëfarë baze për UFO-t, për t'u lëshuar, apo për të marrë karburant? Disa pamje të bëra tash vonë, vejnë në pah disa formacione në formë të UFO-ve.

Trekëndëshi i Bermudeve, i njohur edhe me emrin Trekëndëshi i dreqit, është një regjion me kufij jo të qartë në pjesën perëndimore të Oqeanit atlantik të veriut, ku një numër avionësh dhe anijesh thuhet të jenë zhdukur në rrethana misterioze. Sipas marinës së SHBA-së, ky trekëndësh nuk ekziston, prandaj një emër i këtillë nuk pranohet as nga Bordi amerikan i emrave gjeografikë. Kultura popullore këtij trekëndëshi i ka atribuuar zhdukje serioze, apo një aktiviteti paranormal, a qenieve jashtëtokësore. Dokumentet bëjnë me dije se një numër i madh i këtyre incidenteve ishin keq të raportuara, apo jo mirë të studiuara.

(Kosova Sot)