Rrëzimet e "aeroplanëve fantazmë"

  • 20 October 2018 - 09:38
Rrëzimet e

Zhdukja e aeroplanëve është një fenomen që po ndodh kohëve të fundit, mirëpo është raportuar për disa raste të tilla. Skenari zakonisht është i tillë: Dëshmitarët e shohin një aeroplan tek rrëzohet, ata dëgjojnë zhurmën e përplasjes së tij, nganjëherë raportojnë për shfaqje të tymit. Megjithatë, përkundër të gjitha këtyre dëshmive, nuk arrihet të gjendet as edhe një pjesë e vetme e aeroplanit. Atëherë, çka kanë parë këta njerëz? ,raporton Gazeta Kosova Sot.

Aeroplani zhduket në afërsi të ishullit të gjatë Popullsia e Uestbrukut në Konektikat ishin mahnitur në mëngjesin e mërkurës së 15 janarit 1997, kur kishin dëgjuar zhurmën e aeroplanit, që kishte rënë në ujërat e Ishullit të gjatë dhe më pas ishte zhdukur. Sipas gazetës 'The Day', Departamenti i Sigurisë kishte angazhuar dy helikopterë dhe disa anije për të kërkuar aeroplanin në një zonë prej 150 kilometra katrorë, pas raportimeve të një dëshmitari, i cili kishte thënë që kishte parë aeroplanin tek përplasej. 'Daniel Bowes, i cili ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit rreth orës 7:30, kishte parë aeroplanin tek fluturonte shumë ultë përmbi ujë', ka raportuar Ralph Buck, kapiteni i Departamentit të Zjarrfikësve. Ai u kishte thënë autoriteteve se dukej që aeroplani ishte zhytur thellë në ujë, në mënyrë pingule dhe asnjë aeroport përreth nuk kishte raportuar për ndonjë aeroplan të zhdukur. 

Misteri i Montanës Tri femra nga regjioni i Montanës, 70 kilometra larg nga Misula, kishin raportuar se kishin parë një aeroplan që kishte marrë flakë dhe disa objekte në formë të parashutave vazhdimisht kërcenin nga aeroplani. Sherifi lokal, Ed Barrow, kishte dalë për të vëzhguar situatën bashkë me një deputet, përkundër temperaturave të ulëta dhe borës së madhe që kishte rënë, si dhe ishin angazhuar dy aeroplanë për të kërkuar aeroplanin, megjithatë nuk kishte arritur të gjendet as edhe një gjurmë e tij. Pas dy ditëve, ishin ngjallur shpresat kur një djalosh kishte raportuar për një eksplodim, që kishte ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij. Ai e kishte shpjeguar atë si një eksplodim të madh me një flakë të kuqe dhe të verdhë. Koha dhe lokacioni i shpërthimit përputhej me kohën së cilës i ishin referuar femrat. Gjithashtu, edhe në këtë rast asnjë aeroport publik as privat nuk kishte raportuar për mungesën ndonjë aeroplani. Më 18 shkurt, Carl Schirmer, koordinatori i ekipit të shpëtimit, kishte deklaruar: 'Nuk ka arsye pse të brengosemi, Sherifi ka shkuar për të kontrolluar vendin e ngjarjes, pasi që ka pranuar disa raportime, mirëpo nuk është gjetur asgjë, andaj, rrini të qetë!'.

Zhurmat dhe pamjet e aeroplanit në Ohajo Autoritetet e Ohajos kishin ndalur kërkimet për aeroplanin e zhdukur, për të cilin ishte raportuar nga banorët lokal. Gazetat e atjeshme kishin shkruar për një sinjal, që kishte dhënë një transmetues sinjalesh, i cili kishte marrë një thirrje të pazakonshme nga një aeroplan, i cili besohet të ketë qenë duke fluturuar nga Oksfordi për në Sinsinati rreth orës 23:00. 'Rreth orës 1:45, George Mosley, ishte ndarë nga dy djemtë e tij, pasi që kishin dalë në gjueti. Pasi që ishin bashkuar përsëri, djemtë kishin thënë që kishin parë një dritë të madhe dhe më pas kishin dëgjuar një zhurmë të madhe që ngjasonte me përplasjen e një aeroplani. Aeroportet lokale kishin deklaruar që nuk kishin dijeni për ndonjë aeroplan të vogël, që fluturonte në atë hapësirë, dhe pas dy ditë kërkimesh, nuk ishte gjetur as edhe një gjurmë e vetme.

(Kosova Sot)