Rastet më të çuditshme të takimit me jashtëtokësorët

  • 23 October 2018 - 10:18
Rastet më të çuditshme të takimit me jashtëtokësorët

Mundësia e kontaktit me jashtëtokësorët është një gjë tmerruese për shumicën e njerëzve, megjithatë disa prej tyre i gëzohen një mundësie të tillë

Jashtëtokësorët në formë të trurit të njeriut

Më 17 gusht të vitit 1971, John Hudges dhe Paul Rodriguez kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë e tyre në Palos-Verdes të Kalifornisë kur kishin vërejtur jashtëtokësorë në rrugë. Jashtëtokësorët, sipas tyre, dukeshin sikur tru njerëzish, me më të madhin prej tyre që kishte një lloj syri të kuq dhe ishte nisur drejt veturës me të cilën shokët ishin duke udhëtuar. Ata menjëherë e kishin kthyer veturën në drejtimin e kundërt, mirëpo pasi Hudges e kishte lënë Rodriguez-in në shtëpinë e vet për të shkuar në lagjen ku jetonte, ai kishte parë që jashtëtokësorët e kishin ndjekur dhe kësaj radhe sorollateshin rreth shtëpisë së tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

"Kuzhinierët’ jashtëtokësorë

Disa njerëz, siç duket, nuk shqetësohen aq shumë nga prania e jashtëtokësorëve. Njëri prej tyre është edhe Joe Simonton. Më 18 prill të vitit 1961, në afërsi të shtëpisë së tij kishte zbarkuar një objekt fluturues, nga i cili kishin dalë jashtëtokësorë që ‘dukeshin si italianë’. Sipas raportimit të tij, jashtëtokësorët kishin zbritur dhe menjëherë kishin filluar me përgatitjen e ushqimit, para se t’ia kërkonin atij një shishe ujë. Kur ua kishte dërguar ujin, ai kishte vërejtur që ‘ata’ veçse kishin përfunduar me përgatitjen e ushqimit dhe ia kishin dhënë katër copa tortë. Ai e kishte ngrënë njërën copë të tortës dhe të tjera i kishte dërguar në disa universitete, të cilët kishin ardhur në përfundim që të gjithë përbërësit e tortës kishin origjinë tokësore. Gjithsesi, Simonton ka thënë që më tepër ka qenë i shqetësuar nga numri i madh i gazetarëve që e vizitonin vazhdimisht, sesa nga ‘vizita’ e jashtëtokësorëve.

Image

Krijesa e çuditshme në Rusi

Një pjesë e madhe e raportimeve të frikshme për shfaqjen e jashtëtokësorëve vijnë nga Rusia, sidomos nga periudha kur kishte rënë Muri i Berlinit. Më 27 shtator të vitit 1989, në parkun e qytetit Voronezh, disa fëmijë kishin qenë duke luajtur futboll, kur një disk i madh me ngjyrë të kuqe kishte zbarkuar. Nga pjata fluturuese kishte dalë një krijesë gjigante, me tre sy, që në dorë mbante një pajisje në formë revoleje, të cilën e kishte drejtuar nga njëri prej fëmijëve, që më pas ishte zhdukur. Pa qëndruar gjatë, krijesa në fjalë ishte futur në fluturaken e tij përsëri dhe djaloshi ishte shfaqur në të njëjtin vend. Ndonëse të gjithë dëshmitarët e rastit kanë qenë fëmijë, ka pasur njerëz, përfshirë edhe oficerë policie, të cilët e kanë parë fluturaken nga larg,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

UFO-t në qiellin e Kardifit

Kur Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe kishte vendosur t’i publikojë dokumentet sekrete të aktivitetit të krijesave jashtëtokësore, interesimi në masën e gjerë të popullsisë ishte rritur në masë të madhe, ndërsa njëra nga pjesët që kishte zgjuar më së shumti interesim ishte ajo në faqen 167 të dokumentit. Në vitin 1992, një burrë në Kardif të Uellsit kishte raportuar që kishte qenë me shokët e tij duke bërë kamping kur kishin parë një grup prej 12-15 UFO-sh, të cilët qëndronin pezull, në lartësi prej disa metrash nga vendi ku ata po qëndronin. Më vonë njëri prej UFO-ve kishte rënë më poshtë dhe kishte rrëmbyer stendat, të cilat ata i kishin marrë për kamping. Detaje më të hollësishme në lidhje me këtë rast nuk janë dhënë.

Image

 

(Kosova Sot)