Josheni pasurinë natën e Hënës së plotë!

  • 23 October 2018 - 12:24
Josheni pasurinë natën e Hënës së plotë!

Kur Hëna është e plotë, energjia e saj ndryshon dhe atëherë, nën ndikimin e ligjit të tërheqjes, ajo është më e dobishmja për rritjen e begatisë

Hëna është trupi qiellor, që gjendet më së afërmi Tokës, prandaj ndikimi i saj në ne është më i fuqishmi. Të gjithë e dimë se Hëna ndikon në baticën dhe zbaticën, prandaj nuk është larg mendsh që ajo të ndikojë edhe në ne, kur dihet se organizmi ynë përbëhet nga 72% ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hëna e ka ndikimin më të madh kur është në fazë, respektivisht kur është e re, apo e plotë. Hëna e plotë paraqet opozitë astrologjike të Diellit dhe Hënës, respektivisht periudhën kur Hëna merr më së shumti dritë nga Dielli. Atëherë mund ta shihni Hënën sesi shkëlqen në qiellin e natës, me një shkëlqim të plotë. Ai shkëlqim është energji e vërtetë.

Gjithçka bëhet më e fuqishme

Gjithçka bëhet më e fuqishme, kur është Hëna e plotë. Nëse jemi në harmoni me veten tonë, atëherë Hëna e plotë na sjell shumë vibracione pozitive – gjithësia gjithmonë reflekton atë që bartim brenda nesh. Edhe pse për shkak të fuqisë së saj në planin shëndetësor, kjo energji e prishë ekuilibrin dhe shkakton pagjumësi, për financa kjo energji është shumë e dobishme. Për këtë shkak thuhet që të kini kujdes se për çka mendoni atë ditë, meqë ajo mund të bëhet realitet.

Hëna e plotë mund të sjellë rezultate të shumta pozitive nëse përdorim afirmimet, lutjet, meditimin, bile edhe procesin e shërimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çdo energji në gjithësi mund ta përdorim ose në mënyrë konstruktive, ose destruktive, çdo gjë varet nga ne.

Ja si ta përdorim këtë energji për tërheqjen e bollëkut…

Rituali me monedhën

Rituali më i thjeshtë është që ta merrni një monedhë, sipas mundësisë, të kuqe. E ngrini dorën dhe e luhatni atë disa sekonda, apo minuta, nga Hëna, derisa përqendroheni dhe paramendoni sesi iu shtohen paratë. Atë monedhë më pas e vendosni në kuletë, “që të bujë”. Ditën tjetër harxhojeni atë.

Ngjashëm me këtë, kur Hëna të jetë në fazën e rënies, shikojeni atë dhe paramendoni sesi problemet tuaja zhduken, zvogëlohen. Fuqia e besimit, afirmimit dhe vizualizimit, respektivisht mjetet e joshjes, të shoqëruara me një energji të madhe natyrore të Hënës, paraqesin një kombinim, i cili vepron me të vërtetë.

(Kosova Sot)