Rastet më të besueshme të shfaqjes së UFO-ve - Planeti X - Kosova Sot
Rastet më të besueshme të shfaqjes së UFO-ve

Rastet më të besueshme të shfaqjes së UFO-ve

Njëra nga ndjesitë më të këqija në botë mund të jetë ballafaqimi me një UFO, andaj, përveç fanatikëve më të mëdhenj, askush nuk do të dëshironte të gjendej në njërin prej rasteve të mëposhtme.

1. Melburn – 2013

Viti 2013 kishte shënuar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të raportuara për shfaqjen e UFO-ve, megjithatë raportimet e ndryshme kishin vazhduar të vijnë, sidomos nga Melburni i Australisë. Njëri nga rastet më të dokumentuar të këtij viti është ai i muajit shtator, kur një numër i madh njerëzish – ca me celularë e ca të tjerë edhe me rreze infra të kuqe – kishin arritur të kapin momentin e shfaqjes së objektit fluturues në qiellin e Melburnit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

2. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor – 2012/2013

Fakti që astronautët gjenden në një pozitë më të përshtatshme për t’i shikuar UFO-t, pasi që kryesisht gjenden jashtë tokës, ua mundëson atyre që të jenë më të besueshëm në raportimin e shfaqjes së UFO-ve. Gjithsesi, viti 2012 dhe viti 2013 ka qenë periudha kur është raportuar për një sërë shfaqjesh të UFO-ve, duke hyrë ose duke dalë nga atmosfera. Siç dihet, nga ajo kohë, stacionet hapësinore kanë raportuar fare pak për rastet e ngjashme.

 

3. Kili - 2010

Rasti i shfaqjes së UFO-s në Kili është njëri nga rastet më të dokumentuar dhe më të përfolur, pasi që në momentin kur ishte shfaqur UFO-ja shumë njerëz ishin mbledhur për ta përcjellë një shfaqje të disa pilotëve të rryer, të cilët ishin mbledhur në Bazën Ajrore në Santiago të Kilit, për të bërë akrobacione të ndryshme. Si rrjedhojë, audienca ka qenë e pajisur mirë dhe ka arritur të nxjerrë shumë fotografi e incizime të momentit të çuditshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

4. Dritat në Finiks - 1997

Në fakt, dritat e çuditshme që mund t’i shihni në fotografi, në mbrëmjen e 13 marsit të vitit 1997 ishin shfaqur në disa qytete të Arizonës, megjithatë Finiksi ka qenë qyteti ku është vërejtur më së shumti kjo dukuri. Fillimisht ishin shfaqur gjashtë drita të njëpasnjëshme, të cilat ishin përcjellë nga tetë sosh, ndërsa ngjarja e çuditshme ishte mbyllur me një seri të nëntë dritave.“Shfaqja e UFO-ve” kishte filluar në 22:00 më 13 mars dhe kishte përfunduar më 14 mars, rreth orës 02:00 të mëngjesit. 

 

(Kosova Sot)

19 orë e 10 minuta më parë
15/11/18