Fenomeni i çuditshëm, i cili shihet në mbarë botën

  • 13 November 2018 - 09:57
Fenomeni i çuditshëm, i cili shihet në mbarë botën

Shumë njerëz në mbarë botën janë duke u ballafaquar me fenomenin “Quickening”, apo thënë shqip, kanë përshtypjen se koha është duke shkuar më shpejt sesa përpara. Edhe pse dita vazhdon që të përbëhet nga 24 orë, duket se koha është duke lëvizur më shpejt sesa ndonjëherë më parë. Ka disa shpjegime për këtë fenomen të përshpejtimit të kohës.raporton Gazeta Kosova Sot

Sipas shpjegimit më të besueshëm, thuhet se koha, në fakt, nuk është përshpejtuar, por vetëdija jonë, gjë që na bën të duket sikur koha është duke kaluar më shpejt. Ian Lungold thotë se ne e kemi këtë përshtypje, për shkak se ka ardhur deri te përshpejtimi i krijimit.

 Me fjalë të tjera, për të njëjtën kohë janë duke ndodhur më shumë gjëra sesa më parë. Ai po ashtu thotë se këtu ka rol edhe vibracioni. Meqë atomet vibrojnë më shpejt, krijohet iluzioni i kalimit më të shpejtë të kohës, meqë trupi ynë heton se diçka është përshpejtuar, por nuk di çka.

 

 

(Kosova Sot)