Testi “Feng shui”: Shikoni nëse në shtëpinë tuaj mbizotëron energjia pozitive apo negative

  • 13 November 2018 - 11:25
Testi “Feng shui”: Shikoni nëse në shtëpinë tuaj mbizotëron energjia pozitive apo negative

Testi “Feng shui”, përmes qiriut ndihmon që ta zbuloni nëse në shtëpinë tuaj mbizotëron energjia pozitive apo ajo negative,transmeton gazeta Kosova Sot.

Testi shumë i thjeshtë I kontrollimit të energjisë në shtëpinë tuaj bëhet përmes flakës së qiriut. Kështu kontrollohet nëse energjia në një pjesë të caktuar është e “pastër”. Ju nevojitet një qiri, mbajtësi  për të, shkrepësja dhe një qetësi pa erë. Uluni në një vend të qetë në banesën, shtëpinë tuaj. E ndiqni qiriun që e keni para vetes dhe qëndroni të relaksuar me sytë mbyllur. Krijoni një hapësirë midis shpirtit tuaj dhe flakës së qiririt. Nëse energjia e hapësirës e mirë – flaka e qiriut është e qetë dhe me ngjyrë të verdhë të artë. Nëse qiriu pëlcet derisa digjet, ka ngjyrë të kaltër, sillet çuditshëm, kërcen apo hedh shkëndija, atëherë hapësirës i nevojitet pastrim energjik.

(Kosova Sot)