NASA do ta mbrojë Tokën nga çdo rrezik prej universit

  • 16 November 2018 - 14:48
NASA do ta mbrojë Tokën nga çdo rrezik prej universit

Pas dy muajve, NASA do të testojë përgjigjen e saj legjitime kundër çdo kërcënimi ndaj Tokës.

Kërcënimi i radhës, një asteroid i vogël që pritet të fluturojë afër Tokës në tetor, po pritet me padurim nga NASA të cilët e kanë mundësinë e artë për të testuar një nga sistemet më të rëndësishme në botë, i cili do të jetë vital nëse një asteroid niset në drejtim të Tokës.

Sistemi i ri i mbrojtjes planetare ka për qëllim që të godasë asteroidin përderisa ai kalon pranë Tokës, duke ndryshuar kursin e tij dhe duke e shtyrë atë jashtë drejtimit të Tokës, raporton The Independent.

Natyrisht me këtë asteroid nuk është e nevojshme që ai të shtyhet jashtë drejtimit të Tokës pasi ai nuk është në drejtim të planetit, megjithatë kjo do t’iu japë shkencëtarëve të NASA-s një mundësi për të testuar pajisjen e re të tyre

Asteroidi, i cili pritet që të kalojë pranë Tokës më 12 tetor është i emëruar “2012 TC4” dhe është i gjerë më shumë se 10 metra.

 

(Kosova Sot)