A janë vrimat e zeza 'dyer' në hapësirë?

  • 18 November 2018 - 15:07
A janë vrimat e zeza 'dyer' në hapësirë?

Vrimat e zeza, që krijohen kur një yll i madh pëson kolaps, janë regjione misterioze në hapësirë që kanë fuqi të madhe tërheqëse, të cilës nuk mund t'i ikë as drita. Vazhdon të jetë e paqartë se çka do të mund të ndodhte me dikë që futet në një vrimë të zezë, megjithatë shkencëtarët nga Universiteti i Valencias në Spanjë kanë nxjerrë një teori që pretendon se vrimat e zeza, mund të jenë dyer, të cilat çojnë në një pjesë tjetër të kozmosit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo vrimë e zezë do të ishte tejet e vogël - shumë më e vogël sesa bërthama e një atomi - mirëpo do të ishte e mjaftueshme për ta zënë një njeri, nëse ai paraprakisht do të shtypej mjaftueshëm. Natyrisht, çdo gjë që do të kalonte në anën tjetër të kozmosit, sipas kësaj teorie, do të ishte një materie krejtë- sisht tjetër.

(Kosova Sot)