Gruaja është ngrirë e gjallë në një spital të Los Anxhelosit

  • 10 October 2015 - 12:57
Gruaja është ngrirë e gjallë në një spital të Los Anxhelosit

Një familje nga Kalifornia ka paditur spitalin, ku ata besojnë që një anëtare e familjes së tyre ishte futur e gjallë në frigorifer, pasi që ishte deklaruar e vdekur nga stafi i spitalit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maria de Jesus Arroyo, 80-vjeçare, ishte shpallur e vdekur në korrik të vitit 2010 në spitalin ‘White Memorial Medical Center’, pasi që kishte pësuar sulm në zemër. Kur trupi i saj ishte dërguar në morg për t’u varrosur disa ditë më vonë, hunda e saj ishte e thyer dhe fytyra e saj ishte e lënduar keq, lëndime që nuk do të kishte mundësi të mbuloheshin nga ‘grimi’  i gjykatës.

Familjarët e saj në fillim e kishin paditur spitalin për moskujdes ndaj kufomës të së ndjerës, mirëpo pas disa konsultave me një patolog, ata kanë ardhur në përfundim që lëndimet në fytyrën e gruas ishin shkaktuar në periudhën teksa ajo ishte ende gjallë, mirëpo kishte qenë e ngujuar në ‘varrin e akullt’, nga i cili nuk kishte mundësi të largohej dhe kishte vdekur nga të ftohtët. 

(Kosova Sot)