Një re e madhe misterioze përfshin plazhin spanjoll

  • 13 October 2015 - 13:53
Një re e madhe misterioze përfshin plazhin spanjoll

Një fenomen jo i rëndomtë: një re e madhe, e cila erdhi në qytetin Alikante nga deti, shkaktoi shqetësim në mesin e banorëve.

Një re e madhe është regjistruar sesi përfshinte plazhin e këtij qyteti. Përpos shqetësimit, reja në fjalë shkaktoi një debat të gjerë rreth asaj se si ishte krijuar ajo. Qielli ishte i kthjellët, prandaj nuk dihej se nga kishte ardhur kjo re e dendur. Disa spekulonin se reja ishte krijuar nga tymi i një zjarri, derisa të tjerët mendonin se bëhej fjalë për skenat apokaliptike. Banori lokal Antonio Carlos Soria Hernandez e postoi incizimin në faqen e tij në “Facebook”, ku shumë shpejt me mijëra njerëz e shpërndanë incizimin. Edhe në qytete të tjera bregdetare spanjolle janë raportuar pamje të ngjashme. Shkencëtarët thonë se retë e tilla formohen, kur deti i ftohtë ndeshë me ajrin më të ngrohtë, që vjen nga pjesa kontinentale. Por, shpjegimi i tyre nuk duket bindës, apo jo?!