Shihet një UFO mbi Arabinë Saudite

  • 13 October 2015 - 21:11
Shihet një UFO mbi Arabinë Saudite

Një objekt shkëlqyes fluturues, i paidentifikuar, është parë mbi qiellin e Arabisë Saudite gjatë natës të së dielës dhe astronomët thanë se një objekt i tillë ishte vërejtur edhe mbi qiellin e vendeve të afërta, Oman dhe Jemen.

Një fotograf amator saudit, i cili ishte në një safari në shkretëtirë, në Arabinë lindore, incizoi objektin me thjerrëzën e tij, derisa rrëshqiste ngadalë nëpër qiell.
“Trupi gjendej në një lartësi mesatare... fluturonte ngadalë dhe nuk lëshonte kurrfarë zhurme”, tha fotografi Muhammed Al Otaibi, i cituar nga gazeta “Sabq”, e cila, në versionin online, publikoi një video të shkurtër të objektit duke fluturuar mbi provincën lindore Ihsa.
Gazeta citonte një astronom arab, i cili thoshte se objekti nuk është identifikuar ende.

(Kosova Sot)