A është kjo një letër e shkruar nga bota tjetër?

  • 24 December 2019 - 09:10
A është kjo një letër e shkruar nga bota tjetër?

Një grua tregon se, disa javë pasi që i kishte vdekur burri, i kishte telefonuar e bija, e cila i kishte thënë se do të shkonte të rrinte tek ajo. Ato e kishin kaluar ditën bashkë, duke shikuar disa fotografi. Në ato momente, gruas i kujtohet të ishte ankuar, duke thënë: "Gjëja e vetme që do të më mungojë në jetë, është që babai yt kurrë nuk më ka dërguar asnjë letër të dashurisë. Vejushat e tjera i kanë letrat e burrave të tyre, aq të shumta, saqë i lidhin me fjongo".

Mu në atë moment, gruaja dhe vajza e saj kishin vërejtur një zarf që gjendej mbi albumin e fotografive. "E mora atë zarf. Ai mbante datën e 43 vjet më parë dhe më adresohej mua, me mbiemrin vajzërorë. E mora letrën nga zarfi. Ajo me të vërtetë ishte një letër dashurie, që fliste për dashuri të trupit dhe shpirtit, për një dashuri të përhershme. Kurrë nuk më kujtohet ta kisha marrë atë letër"!

(Kosova Sot Online)