E tmerrshme: Planeti X do të shkaktojë kataklizëm

  • 25 December 2019 - 15:13
E tmerrshme: Planeti X do të shkaktojë kataklizëm

Me afrimin e Planetit X besohet se do të vijë deri te ndryshimi i poleve magnetike të Tokës. Ndryshimet do të jenë të mëdha, për të mos thënë fatale, prandaj habit fakti sesi NASA, por edhe qeveritë botërore, janë duke e fshehur një gjë të tillë. Planeti X ose Nibiru, ka një diametër prej 46,670 km dhe, aktualisht, ai gjendet rreth 48 milionë km larg nesh, në orbitën midis Venerës dhe Tokës. Kohëve të fundit ai është parë vetëm pas perëndimit të Diellit si një hije e kaltër në të gjelbër, mbi horizontin perëndimor. Afrimi i Planetit X ka rëndësi edhe për faktin se bishtat e tij, të ngjashëm me bishtat e kometës, tërhiqen nga Toka për shkak të elektricitetit statik. Rreth 80% e orbitës së Nibirus gjendet më larg Diellit, ku orbita e CR105 është 60% larg Diellit dhe 40% afër planetëve të tjerë. Planeti i dikurshëm Tiamat Sipas historianëve, Tiamat, një planet i cili gjendej midis Marsit dhe Jupiterit, rreth 510 milionë vjet më parë, ishte viktimë e Planetit X, meqë ai u ndesh me njërin nga satelitët natyrorë të Nibirus. Mendohet se nga njëra gjysmë e planetit Tiamat është formuar Toka. Planeti X mendohet të jetë rreth 20 herë më i madh sesa Jupiteri, me një "Hënë" të zjarrtë, e cila e luan rolin e "Diellit personal" të Planetit X. Anunakit, për të cilët thuhet të jenë banorët e Planetit X, kishin ardhur në Tokë rreth 25,000 vjet më parë dhe ndihmuan me të madhe zhvillimin e njerëzve të parë. Bile edhe populli antik maja kishte parashikime që flisnin rreth ekzistimit të planetit X, apo të një energjie të zezë, në formë planeti, e cila kur në një të ardhme të largët t'i afrohet Tokës, në Tokë do të zhduket çdo gjë e gjallë.

Hera e kaluar James McCaney, ekspert i Planetit X dhe i historisë së popullit maja, shpjegon se, rreth 10,000 vjet më parë, ndodhi një shkatërrim i madh, i cili zhduki shumë civilizime në planetin tonë. Ai po ashtu shpjegon sesi qytetet në Amerikën jugore u zhdukën jo për shkak të luftës, apo ndonjë sëmundjeje, por për shkak të shkatërrimit të madh të Tokës. Ai mendon se, para ardhjes së kaluar të planetit Nibiru, rreth 10,000 vjet më parë, Poli i veriut gjendej diku afër shtetit Uiskonsin, derisa Poli i jugut gjendej diku në Oqeanin Paqësor. Këtu lidhen mbështetësit e teorive të konspiracionit, të cilët thonë se tërmetet që ndodhën në Japoni, Kil dhe vende të tjera, mund të jenë pasojë e rritjes së tërheqjes magnetike nga Nibiru, derisa i afrohet planetit Tokë. Pritet që kriza ta arrijë nivelin më të lartë në mars të vitit të ardhshëm. Zoti na ndihmoftë!  

(Kosova Sot Online)