“Alienët ma kanë vjedhur veturën”!

  • 26 November 2015 - 09:29
“Alienët ma kanë vjedhur veturën”!

Policia në Ohajo ka raportuar një incident, në të cilin një njeriu i kishte hupur vetura, pas një takimi me alienët. Seria e ngjarjeve të çuditshme filloi kur i riu 28 vjeçar thirri policët, për të raportuar se kishte problem për ta gjetur veturën, meqë nuk dinte ku e kishte lënë atë. Sipas njeriut, “disa krijesa jo të kësaj bote” e kishin udhëzuar atë që të voziste deri te një fushë, duke i thënë se atje do të paraqitej një aeroport, ku do të vinin alienët për ta marrë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Besohet se ky njeri edhe më parë ka raportuar incidente të ngjashme dhe se ka ecur me milje të tëra, para se të kërkonte ndihmë, gjë që dëshmohet nga flluskat në këmbët e tij. Derisa ai është kthyer shëndosh në shtëpi, vendndodhja e veturës së tij mbetet mister. Policia e ka marrë seriozisht rastin në fjalë edhe pse më shumë ka të ngjarë që veturën t’ia kenë marrë hajnat, sesa alienët.

(Kosova Sot)