Vetëvrasja misterioze e zogjve

  • 28 November 2015 - 10:08
Vetëvrasja misterioze e zogjve

Shkencëtarët ende nuk kanë arritur të sqarojnë shkakun e ngordhjes masive të zogjve në disa pjesë të Britanisë, ku zogjtë mbyten masivisht në ujë. Gargujt, të cilët dikur ishin zogj të rëndomtë në ishujt britanikë, tani kanë rënë aq shumë në numër, duke përjetuar një zvogëlim prej 79% gjatë viteve të fundit, kryesisht për shkak të mungesës së vendeve të përshtatshme për çerdhe, si dhe për të gjetur ushqime në formë të insekteve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kësaj të zeze tani i është shtuar edhe një tjetër, mbytja masive e zogjve në pellgje të ujit. Ka pasur raste kur deri në dhjetë zogj kanë bërë vetëvrasje në këtë mënyrë. Deri më tani nuk është gjetur asnjë shpjegim i kësaj dukurie, por është parë vetëm se kjo dukuri zgjatë me vite të tëra.

Vetëvrasjet e pashpjegueshme të këtyre zogjve ndodhin kryesisht në pranverë dhe në verën e hershme. Në zogjtë e ngordhur nuk është gjetur asnjë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

(Kosova Sot)