Shkencëtarët zbulojnë pyll tropikal në Arktik

  • 29 November 2015 - 10:02
Shkencëtarët zbulojnë pyll tropikal në Arktik

Sigurisht se nuk e keni ditur se ka një pyll tropikal në Arktik. Kjo është ajo çfarë shkencëtarët kanë zbuluar në Svalbard, Norvegji, që mendohet të jenë mbetje të një pylli 380 milionë vjet të vjetër.

Më herët kur pemët e hershme – të quajtura si Protolepidodendropsis pulchra – ishin të gjalla dhe lulëzonin, pjata tektonike në të cilën gjendet aktualisht Norvegjia, në fakt pushonte afër ekuatorit, raporton Popular Science.

Kjo ndihmon që të shpjegohet pse këto pemë të lashta i përngjajnë palmave të ditëve të sotme. Edhe pse shkencëtarët gjetën vetëm trungje fosile, ata thonë se pemët, sipas myshkut, ishin rreth 13 metra të larta.remains-of-fossilized-385-million-year-old-tropical-forest-unearthed-arctic-norway

Pemët – të cilat kishin “rrënjë si fjongo” dhe rriteshin në tokë me lagështi – duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërrimet më dramatike në klimën e Tokës para 400 milionë viteve.

Gjatë kësaj epoke, e njohur si Periudha Devoniane, shkencëtarët thonë se sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë kishte rënë për rreth 15-fish.

Për shkak se këto pemë të larta po konsumonin dioksid karboni më pak se që duhej përmes fotosintezës, ato u shkatërruan dhe u zhdukën.