Tregime paranormale, që do t’jua fusin frikën në palcë

  • 29 November 2015 - 17:58
Tregime paranormale, që do t’jua fusin frikën në palcë

Tregimet me fantazma për shumëkënd janë thjesht të imagjinuara, megjithatë askush nuk është imun nga frika që shkaktojnë tregimet e mëposhtme

Hija e frikshme

Një adoleshente në Australi kishte përjetuar eksperienca të tmerrshme për plot dy vjet, kur kishte jetuar me babanë e saj. Atë periudhë, babai dhe nëna e saj po kalonin nëpër një periudhë të vështirë të martesës dhe po bëheshin gati për divorc dhe si rrjedhojë, gjatë kohës së procedurave, ajo ishte vendosur që të jetonte me babanë e saj. Që prej momentit të parë që ishte futur në shtëpi, ajo kishte filluar ta ndjente prezencën e një hijeje, që i rrëzonte gjërat nëpër shtëpi dhe shkaktonte zhurma të ndryshme. Në një farë mënyrë të pakuptimtë për vajzën, fantazma në formë hijeje bënte që vajza të nevrikosej. Pas dy vitesh të kaluara në atë shtëpi kishte ardhur vendimi i gjykatës që vajza të bartej për të jetuar në shtëpinë e nënës së saj, që prej kur ajo nuk ka përjetuar asgjë paranormale.

Image

Pylli i vetëvrasjeve

Pylli Aokigahara ka vegjetacion aq të dendur saqë është shumë lehtë që një person të humbet, sidomos nëse nuk ka qenë në atë mal në të kaluarën. Pas publikimit të romanit ‘Kuroi Jukai’ nga autori Matsumoto Seicho në vitin 1960, që flet për një çift të ri, që vendosin t’i japin fund jetës së tyre pikërisht në këtë pyll, numri i vetëvrasjeve në këtë vend është rritur nga të paktën pesëdhjetë në të paktën njëqind në vit. Për shkak të dendësisë së madhe, patrullat e policisë shkojnë në këtë mal vetëm një herë në vit. Besohet që ky pyll është i pushtuar dhe janë pikërisht fantazmat që e kanë pushtuar këtë pyll, që i shtyjnë njerëzit t’i japin fund jetës së tyre.

Image

Fantazma e Kate Morgan-it

Kate Morgan dhe bashkëshorti i saj, Tom-i, kanë qenë artistë të kohës, të cilët kishin udhëtuar shumë dhe pothuajse askund nuk kishin shkuar pa njëri-tjetrin. Mirëpo, pas një kohe, Tom-i kishte filluar të bëhej xheloz, për shkak se shumë meshkuj e shikonin bashkëshorten e tij. Në vitin 1892 Kate e kishte kuptuar që kishte mbetur shtatzënë, gjë kjo që ishte bërë temë e diskutimit të ashpër në mes saj dhe Tom-it. Si rrjedhojë, ajo ishte nisur menjëherë për në San-Diego, pa bashkëshortin e saj. Disa ditë më vonë, ajo ishte gjetur e vdekur në krye të shkallëve të hotelit ku ajo ishte vendosur, ndërsa pranë saj ishte gjetur një pushkë. Mirëpo, meqë ishte vërtetuar që plumbi që e kishte vrarë Kate-n dhe pushka nuk përshtateshin, policia kishin ardhur në përfundim që ajo ishte vrarë nga Tom-i. Që prej asaj dite, hoteli në përgjithësi, dhe dhoma ku Kate kishte qëndruar, në veçanti, janë bërë terren i pushtuar nga fantazma e saj. Madje edhe shërbëtorja e hotelit, me të cilën ishte shoqëruar Kate gjatë qëndrimit të saj, ishte zhdukur një ditë pas vdekjes së Kate-t dhe thuhet që edhe fantazma e saj sorollatet nëpër hotel.

Image

Hungërima misterioze

Një burrë, i cili jetonte në një apartament me dy shokë, një natë, pasi që ishte kthyer vonë në apartament, kur të dy shokët e tij po flinin, ishte futur në banjë, para se të shtrihej për të fjetur. Mirëpo, pa dalë nga banja kishte dëgjuar një hungërimë shumë të çuditshme, të cilën nuk e kishte dëgjuar asnjëherë më parë. Duke menduar që ndonjëri prej shokëve të tij po tallej, ai ishte futur në dhomë dhe kishte parë që të dy po flinin dhe pa kaluar më shumë se tre sekonda, hungërima kishte filluar të dëgjohej përsëri. Atë natë ai nuk kishte vënë gjumë në sy dhe të nesërmen ua kishte shpjeguar miqve të tij, të cilët kishin thënë që nuk kishin dëgjuar gjë.

Image

(Kosova Sot)