Eksperienca e policit britanik me një UFO

  • 29 November 2015 - 20:22
Eksperienca e policit britanik me një UFO

Ish-oficeri i policisë, Alan Godfry, kishte pasur një eksperiencë me UFO gjatë kohës, kur ka qenë në patrullë në nëntor të vitit 1980. Incidenti në fjalë kishte ngjarë në afërsi të rrugës Bërnlli në Todmorden, ku Godfry kishte qenë duke hetuar kafshët e zhdukura në orët e hershme të mëngjesit. Pak kohë para se të dorëzohej në kërkimin e tij, ai kishte vërejtur një dritë të çuditshme në anën tjetër të rrugës, që sa shkonte e i afrohej.

“Ka qenë një dritë e fuqishme, që dilte nga një objekt në formë ovale, që rrotullohej shumë shpejt dhe fluturonte aq ulët, saqë bënte që kaçubet të lëkundeshin”, ka thënë Godfry.

Ai ishte afruar në vendin ku e kishte parë objektin misterioz dhe kishte vërejtur që bimët ishin tharë plotësisht. Ajo që është e çuditshme është se Godfry-t i kishin ‘ikur’ pesëmbëdhjetë minuta kohë, gjë të cilën e kishte kuptuar vetëm pasi që ishte kthyer në stacion, ku edhe kolegët kishin dëshmuar se kishin parë një objekt të çuditshëm.

(Kosova Sot)