Japonia vërshohet nga anijet fantazmë

  • 01 December 2015 - 23:05
Japonia vërshohet nga anijet fantazmë

Se sa serioze është situata tregon edhe fakti se Japonia ka filluar hetime zyrtare për të zbuluar origjinën e anijeve misterioze, të cilat janë paraqitur në brigjet e saj. Në fakt, bëhet fjalë për anije të të ashtuquajtura fantazma, të cilat tash e një kohë të gjatë lundrojnë nëpër oqeane, të braktisura, me kufoma të njerëzve brenda. në këto anije deri më tani janë gjetur 20 kufoma në shkallë të ndryshme të kalbjes, ku disa prej tyre iu kishin mbetur vetëm eshtrat. Në fillim të muajit ishin parë katër anije të tilla, e më pas janë vërejtur edhe shtatë të tjera. Mbështetësit e ideve të konspiracionit thonë se këto anije vijnë nga Koreja veriore, me njerëz që tentonin të iknin nga regjimi i ashpër i këtij vendi. Tani për tani ka qenë e pamundur që të identifikohen kufomat. E vetmja gjë që kuptohet, është mbishkrimi në njërën anije, ku mendohet se shkruan “Republika popullore koreane”.

(Kosova Sot)