Fantazma kërcen në bunar dhe zhduket!

  • 06 February 2016 - 13:20
Fantazma kërcen në bunar dhe zhduket!

Njerëzit kanë folur rreth fantazmave që nga kohët e lashta. Ka shumë filma dokumentarë dhe artistikë, libra dhe dokumente rreth kësaj teme. Ndonjëherë ekzistojnë edhe fotografi dhe video incizime, të cilat pretendojnë të kenë “kapur” fantazmat. A janë ato të vërteta?

Në internet së fundmi ka filluar që të qarkullojë një incizim i tillë, ku, edhe pse vështirë, në fillim vërehet një si hije, një fantazmë, afër një bunari. Nëse e keni vështirë ta shihni, ju themi se fantazma është si hije, më e errët sesa rrethina, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në incizim shihet kjo hije duke iu afruar bunarit dhe, në një moment, duke kërcyer në të dhe duke u zhdukur. A thua çka do të bëjë ai atje poshtë? Vetëm të themi se kaherë, të moçmit tanë thoshin se ai, qoftëlargu, përpos në mulli, jeton edhe në fund të bunarit. 

(Kosova Sot)