UFO-ja që u pa nga të rinjtë finlandezë

  • 08 February 2016 - 09:58
UFO-ja që u pa nga të rinjtë finlandezë

Më 5 shkurt të vitit 1971, dy të rinj nga Kinula - Petter Aliranta (21) dhe Esko Juhani Sneck (18) – kanë qenë duke prerë dru në një pyll afër shtëpisë së tyre në një fshat të Finlandës kur papritmas kishin vërejtur një objekt të çuditshëm, me ngjyrë metalike dhe formë të rrumbullakët, që kishte filluar të zbriste në tokë, duke iu afruar pozicionit të tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Djemtë më pas e kanë përshkruar objektin si shumë të shndritshëm, duke thënë që ka pasur formë të rrumbullakët dhe vazhdimisht ka reflektuar ngjyra të ndryshme. Objekti iu ishte afruar të rinjve në një distancë prej vetëm 15 metrash, ku kishte qëndruar për një kohë, para se të zhdukej.

Ajo që i ka habitur më së shumti të rinjtë ka qenë fakti që, për as edhe një moment, objekti nuk kishte lëshuar ndonjë zhurmë. 

(Kosova Sot)