Thomas Edison ishte përpjekur ta zbulonte makinën për të komunikuar me të vdekurit

  • 08 February 2016 - 10:01
Thomas Edison ishte përpjekur ta zbulonte makinën për të komunikuar me të vdekurit

Një punim i Thomas Edison-it, i cili për një kohë të gjatë ishte zhdukur, është publikuar në Francë pasi që ishte gjetur përsëri. Në këtë punim, mes tjerash flitet edhe për një pajisje, të cilën shkencëtari i famshëm kishte mëtuar ta zbulojë me qëllim të incizimit të zërave të njerëzve që sapo ishin larguar nga kjo jetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Edison-i kishte punuar në atë që e kishte quajtur “Telefoni i të Vdekurve” në dhjetë vitet e fundit të jetës së tij. Pjesë e punimit ka qenë përfshirja e zmadhimit të zërave nga prapaskena e tij, me shpresën që do të arrinte ta kapte ndonjë zë të shpirtrave. Për më tepër, ai e kishte bërë një marrëveshje me inxhinierin William Walter Dinwiddie, që kushdo që vdiste më herët do të mundohej ta linte një mesazh në këtë makinë. Megjithatë, makina për të cilën flet Edison-i nuk është gjetur kurrë. 

(Kosova Sot)