A është fotografuar një majmun në Mars?

  • 08 February 2016 - 19:35
A është fotografuar një majmun në Mars?

Që prej kohës kur kanë filluar hulumtimet në sipërfaqen e Planetit të Kuq, njerëzit kanë ardhur me teori të ndryshme në lidhje me ato që kanë parë në sipërfaqen e Marsit. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe kohëve të fundit, kur, duke iu referuar një fotografie të nxjerrë së fundmi, shumë njerëz po pretendojnë që në Mars është fotografuar një majmun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E, sa për ta bërë edhe më të besueshëm këtë gjë, kanë filluar të bëhen krahasime mes ‘majmunit’ të fotografuar në Mars dhe majmunëve, që janë fotografuar në tokë. Gjithsesi, NASA nuk ka dalë me asnjë shpjegim në lidhje me këtë dukuri. Gjykojeni vetë!

(Kosova Sot)