Taksistët japonezë thonë që po vozisin ‘pasagjerë fantazma’

  • 08 February 2016 - 21:44
Taksistët japonezë thonë që po vozisin ‘pasagjerë fantazma’

Cunami, që e kishte goditur Japoninë në mars të vitit 2011, ishte bërë njëra prej katastrofave më të mëdha natyrore që e kishte goditur ndonjëherë Tokën, duke ua marrë jetën afro 19.000 njerëzve dhe duke lënë të gjymtuar shumë të tjerë. E, në periudhën pas këtij cunami të frikshëm, është shënuar një rritje drastike në numrin e raportimeve të dukurive paranormale, sidomos në pjesën e Japonisë verilindore, me shumë raportime të ardhura nga njerëzit, sidomos taksistët, për siç thuhet ndeshje me njerëz-fantazmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dukuria më e shpeshtë, që mund të vërehet në deklaratat e taksistëve, është që pasi marrin pasagjerin dhe nisen për në drejtimin që ata porosisin, kthehen për të shikuar prapa dhe shohin që pasagjeri është zhdukur.

(Kosova Sot)