NASA do të prodhojë oksigjen në Mars!

  • 09 February 2016 - 09:46
NASA do të prodhojë oksigjen në Mars!

Agjencia amerikane hapësinore, NASA, planifikon që të lëshojë oksigjen në atmosferën e Marsit. Pas dërgimit të roverit, tani NASA ka për qëllim që ta dërgojë një mision të ri në Mars, në vitin 2020, kur planifikojnë që ta dërgojnë atje një pajisje, e cila ngadalë do të krijonte oksigjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pajisja MOXIE është dizajnuar në Institutin teknologjik në Masaçusets, e ajo do të përdoret për krijimin e sasive të pakufizuara të ajrit për astronautët e parë, të cilët do të vendosen në Mars. Koncepti i “terraformimit”, me anë të të cilit ambienti përreth ndryshohet, në mënyrë që të bëhet i përshtatshëm për jetën e njerëzve, dikur ishte fantazi shkencore, por tani është i mundshëm në aspektin teorik.

Pajisja MOXIE do të mund të krijonte edhe oksigjen të lëngshëm në Mars, i cili do të mund të përdorej si karburant për kthimin e astronautëve në Tokë. Misioni i vitit 2020 do të mund të shërbejë edhe për të parë se a mund të jetojnë njerëzit në Mars, në planetin më të afërt me Tokën. 

(Kosova Sot)