“Google” në kërkim të zgjatjes së jetës?!

  • 09 February 2016 - 09:53
“Google” në kërkim të zgjatjes së jetës?!

Presidenti i “Google Ventures”, Bill Maris, beson se, së shpejti, njerëzit do të mund të jetojnë deri në 500 vjet. Derisa plakja mund të duket si një gjë e paevitueshme në jetë, ka disa njerëz që besojnë se ajo mund të ngadalësohet, të ndalet, e bile edhe të kthehet prapa. Një gjë të tillë e beson edhe gjiganti i internetit, “Google”, i cili kohëve të fundit ka shprehur dëshirën për të investuar miliona dollarë për zhvillimin e mënyrave të reja për të shëruar sëmundjet dhe për ta zgjatur jetëgjatësinë e njeriut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Aktualisht ne i kemi mjetet në shkencat jetësore për të arritur çdo gjë që mund të merret me mend", tha zyrtari i “Google”-s, Bill Maris.

"Njëzet vjet më parë, pa shkencën e gjenomeve, kanceri mund të trajtohej vetëm me helme. Pas njëzetë vjetësh, kimioterapia do të duket aq primitive, sikur që duket tani telegrafi. 

(Kosova Sot)