Në Marok bien në tokë re të çuditshme

  • 10 February 2016 - 22:10
Në Marok bien në tokë re të çuditshme

Pak ditë më parë, në një regjion të Marokut, të quajtur Dukala, ndodhi një fenomen i çuditshëm. Në fillim të shkurtit të këtij viti, një grup qytetarësh qenë dëshmitarë të momentit kur disa re të çuditshme filluan që të binin në tokë. Ky fenomen i rrallë ndodhi disa ditë pasi që, në regjione të ndryshme të Marokut, ishin dëgjuar zëra misteriozë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, ne e dimë se retë nuk bien në tokë, sikur të ishin objekte të forta. Meteorologët të cilët e kanë parë videoincizimin që është bërë në Marok, ku me të vërtetë shihen retë duke rënë në tokë, thonë se, në këtë rast, kemi të bëjmë me një shkumë artificiale. Por, nëse me të vërtetë kemi të bëjmë me shkumë artificiale, atëherë shtrohet pyetja se nga erdhi ajo shkumë dhe a paraqesin këto re një dëshmi shtesë për gjeo-inxhiniering dhe për manipulimet me motin?

(Kosova Sot)