Rasti i çuditshëm i Zigmund Adamskit

  • 10 February 2016 - 23:26
Rasti i çuditshëm i Zigmund Adamskit

Zigmund ishte një minator lokal, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme nga shtëpia e tij në qytetin Tingli të Anglisë, në qershor të vitit 1980. Kufoma e tij më pas u gjet mbi një grumbull antraciti në Todmorden.

Gjatë ekzaminimit, u pa se Adamski kishte vdekur nga infarkti dhe kishte djegie të çuditshme në qafë dhe supe. Rrobat e tij nuk ishin të dëmtuara edhe pse bluza e brendshme i ishte zhveshur. Gjatë pesë ditëve, sa ishte qenë i zhdukur, ai nuk rezultonte të kishte qenë në ndonjë spital. Ai njeri nuk kishte kurrfarë problemesh shëndetësore para se të zhdukej dhe në trupin e tij, përpos djegieve të lartpërmendura, nuk kishte shenja tjera të dhunës. Ai dukej se ishte rruar një ditë më parë. Autopsia tregoi se Adamski kishte vdekur midis orës 11:00 paradite dhe orës 1:00 pasditen e ditës që u gjet. Djegiet në trup i ishin shkaktuar 2-3 ditë para vdekjes. Ato i ishin lyer me një yndyrë, të cilën mjekët nuk qenë në gjendje që ta identifikonin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Polici i cili e kishte gjetur Zigmund Adamskin, Alan Godfrey, më pas tha se, gjashtë muaj më vonë, më 28 nëntor, kishte parë një UFO dhe, kur u hipnotizua, atij iu kujtua se alienët e kishin rrëmbyer, sikur edhe Zigmundin e gjorë.

 (Kosova Sot)