Hëna më e madhe e Jupiterit ka më shumë ujë se Toka

  • 11 February 2016 - 09:38
Hëna më e madhe e Jupiterit ka më shumë ujë se Toka

Hëna më e madhe në sistemin diellor mendohet të ketë më tepër ujë sesa vetë toka. Shkencëtarët tani besojnë se hëna e Jupiterit, Ganymede, që në fakt është më e madhe sesa planeti Merkur, ka një oqean sipërfaqësor të mbushur me ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky zbulim është bazuar në të dhënat nga Teleskopi Hapësinor “Hubble”, që ka shfaqur një oqean, i cili besohet të jetë i mbushur me ujë të njelmët, për shkak të efektit të aurorës polare, që e detyron hënën të lëviz para-prapa gjatë marrëdhënieve magnetike me hënat tjera të Jupiterit.

Ky zbulim ka bërë që kjo hënë tani të renditet në mesin e vendeve jashtëtokësore më të mundshme për gjetjen e evidencave që dëshmojnë se ka kushte të përshtatshme për jetesë. 

(Kosova Sot)