Shkencëtarët: Shumë gjene të njeriut nuk trashëgohen nga paraardhësit

  • 11 February 2016 - 09:48
Shkencëtarët: Shumë gjene të njeriut nuk trashëgohen nga paraardhësit

Hulumtuesit kanë bërë të ditur që njerëzit përmbajnë gjene “të huaja”, të cilat nuk i trashëgojnë nga paraardhësit e tyre. Ky studim, në fakt, nga shumë njerëz është parë edhe si kundërshtimi i teorisë së evolucionit, që bazohet në trashëgimin e gjeneve dhe që thotë që ky proces mund të jetë duke vazhduar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 “Ky është studimi i parë që tregon se sa i përhapur është transferi horizontal i gjeneve tek gjitarët në përgjithësi dhe njerëzit në veçanti. Studimi në fjalë tregon që dhjetëra e në raste edhe qindra gjene në trupin e njeriut nuk janë të trashëguara nga paraardhësit. Për më tepër, kjo praktikë nuk është e rrallë dhe ndodh shumë shpesh tek gjitarët andaj edhe mund të na shtyjë në rivlerësimin e Teorisë së Evolucionit”, ka thënë Alastair Crisp nga Universiteti i Kembrixhit, që ka qenë pjesë e këtij studimi.

(Kosova Sot)