Ja si duket brendësia e Tokës

  • 13 February 2016 - 10:03
Ja si duket brendësia e Tokës

Shkencëtarët janë duke bërë hartat e mantelit të tokës, pjesës që gjendet midis shtresës së thellë dhe asaj sipërfaqësore të kores së Tokës. Ekipi i shkencëtarëve shpresojnë ta krijojnë një hartë 3D (tredimensionale) të tërë mantelit të Tokës deri në fund të këtij viti. Harta në fjalë do të bëjë të ditur vendndodhjen precize të pllakave tektonike. Shpejtësia e dridhjeve tregon se çfarë materiali gjendet përfund. Valët e ngadalshme janë të kuqe dhe ngjyrë të portokalltë, derisa ato më të shpejtat janë të gjelbra dhe të kaltra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët janë duke i analizuar tërmetet, për të bërë më pas simulime në brendësi të Tokës. Duke regjistruar dridhjet e tokës, shkencëtarët më pas do të jenë në gjendje që të bëjnë fotografi 3D të kores së tokës. Modelet 3D janë krijuar nga profesori i Universitetit të Priceton-it, Jeroen Tromp, i cili ka ndërmend që ta krijojë hartën e tërë mantelit të tokës deri në fund të vitit. 

(Kosova Sot)