Edhe në mbështjellës të Tokës ka jetë!

  • 13 February 2016 - 14:52
Edhe në mbështjellës të Tokës ka jetë!

Po, po. E vërtetë është ajo që lexuat. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar shenja të jetës në mostrat e gurëve, të marrë nga mbështjellësi i Tokës, një zbulim i cili sfidon çdo gjë që kemi ditur më parë rreth jetës dhe kompleksitetit të saj dhe, pa dyshim, kjo do të ndikojë në të kuptuarit tanë të jetës në planetët e tjerë në gjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Duket se, megjithatë, jeta mund të ekzistojë edhe në rrethanat më të paimagjinueshme, e jo vetëm në rrethanat ideale, sikur që mendohej më parë. Edhe pse qëllimi elementar i shkencëtarëve nuk ishte kërkimi i jetës, por të shohin sesi gurët e mbështjellësit të tokës u gjetën në fund të detit dhe si reagojnë ata me ujin e njelmët, gjetja e jetës në mbështjellësin e Tokës është pa dyshim gjëja më e mirë që mund të zbulonin shkencëtarët. 

(Kosova Sot)