Në Amazonë vërehet një UFO antike?!

  • 22 April 2016 - 20:17
Në Amazonë vërehet një UFO antike?!

Objekti bizar dallohet qartë nga ambienti rrethues, malor dhe mund të jetë shenjë e jetës aliene në tokë. Ky objekt i çuditshëm është vërejtur thellë në Amazonë, në malet e shiut dhe ngjan shumë me një anije kozmike. Ky objekt zor se do të vërehej nga toka, por nga qielli, në pamjet satelitore, ai vërehet shumë qartë, raporton Gazeta Kosova Sot

Fakti se vërehet nga qielli, ka bërë shumë njerëz të besojnë se ai objekt duhet të jetë goxha i madh. Ky objekt është vërejtur nga një person, i cili ishte duke kërkuar me "Google Maps". Thuhet se ky objekt duhet të gjendet në shtetin brazilian Rondonia, që gjendet në veriperëndim të vendit. Kjo nuk është hera e parë që malet e shiut të lidhen me pamjen e UFO-ve. A d.m.th. kjo që alienët janë duke na vizituar?

(Kosova Sot)