UFO-ja misterioze në fund të Detit Baltik

  • 28 April 2016 - 11:00
UFO-ja misterioze në fund të Detit Baltik

UFO-ja e çuditshme në fund të Detit Baltik vazhdon që t’i sfidojë shkencëtarët, pesë vjet pasi është zbuluar. UFO-n e zhytur, të quajtur “anomalia e Detit Baltik”, e kanë gjetur kërkuesit suedezë të arit, ekipi “OceanX”. Ky objekt gjendet 91 metra nën sipërfaqen e detit dhe u zbulua nga ekipi i udhëhequr nga kapiteni Peter Lindberg dhe nga kërkuesi Denis Asberg,me anë të sonarit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, ekuipazhi kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull.

“Të gjitha pajisjet elektronike që i kemi në anije, duke përfshirë edhe telefonat satelitorë, pushojnë së punuari kur lundrojmë mbi atë objekt”, thotë zhytësi profesional, Stephen Hogerborn.

Objekti i gjerë 61 metra dhe i gjerë 8 metra ka formë rrethore. Analizat kanë treguar se nuk bëhet fjalë për një objekt të krijuar nga natyra. 

(Kosova Sot)