Nënë e bijë mbajnë në krahë njëra-tjetrën për 4800 vjet

  • 28 April 2016 - 13:52
Nënë e bijë mbajnë në krahë njëra-tjetrën për 4800 vjet

Arkeologët tajvanezë kur kanë zbuluar përqafimin më të hershëm nënë-fëmijë. Arkeologët kanë gjetur skeletin e një nëne që mbante foshnjën e saj në krahë.

"Fosilja e këtij përqafimi daton 4 800 vite më parë" kanë thanë shkencëtarët.

Ky moment po mahnit gjithë botën. Dyshja nënë e bijë kanë mbajtur njëra-tjetrën të pëqafuar për 4800 vjet.

“Kur u zbulua, të gjithë arkeologët dhe anëtarët e stafit ishin të tronditur”, tha Chi Whei-lee, një kurues i Muzeut Kombëtar të Shkencës Natyrore të Tajvanit, sipas "Reuters".

"Kjo për shkak se nëna kishte shikimin drejt  foshnjës që mbante në krahët e saj. ”

Fosilet e nënës dhe fëmijës janë gjetur gjatë gërmimeve që kanë bërë  48 grupe arkeologësh në varrezat pranë qytetit qendror të Taichung. Fosilet besohet të jenë prova për jetën më të hershme të veprimtarisë njerëzore në Tajvanin qendror.

(Kosova Sot)