Rrëfime të frikshme nga australia

  • 28 April 2016 - 19:42
Rrëfime të frikshme nga australia

Nëse keni menduar ta vizitoni këtë kontinent të largët, mendohuni edhe një herë , raporotn Gazeta Kosova Sot

Australia është ishulli më i madh në botë dhe me të vërtetë ka çka t'i ofrojë çdo vizitori. Por, Australia i ka edhe sekretet e veta të errëta, të cilat nuk dëshiron që ju t'i dini. 

Ferma "Monte Cristo"

Në krye të çdo liste të lokacioneve të pushtuara nga djajtë në Australi, gjithmonë gjendet ferma "Monte Cristo" në Junee. Shtëpia e kësaj ferme është e njohur edhe si e pushtuar nga djajtë, por edhe si vend ku kanë ndodhur shumë tragjedi, duke përfshirë edhe rastin e një shërbëtoreje shtatzënë të shtyrë shkallëve teposhtë, një bebe të hedhur poshtë nga shkallët dhe një djalë të djegur deri në vdekje, derisa ishte në gjumë. Ka edhe rrëfime që flasin për prani të çuditshme paranormale.

Tuneli "Redbank Range"

Tuneli 'Redbank Range' gjendet në periferi të qytetit Pikton, ky edhe vetë ky qytet njihet si i stërmbushur me djaj, saqë dikur kishte një turne të vet të fantazmave. Tuneli në fjalë ka një gjatësi prej 180 metrash dhe, që nga vitet 1920, nuk është në përdorim. Që nga atëherë, duket se ky vend ka filluar të joshë shpirtrat. Në këtë tunel janë bërë një numër i konsiderueshëm i vrasjeve dhe vetëvrasjeve, para se të mbyllej, sikur që ka pasur edhe rrëfime rreth përftimit të shpirtrave dhe hijeve në tunel. Sidomos është parë shpirti i një vajze që e kishte varë veten në tunel.

Shtëpia "Studley Park"

Shtëpia "Studley Park" ishte dikur shkollë e gramatikës në Nju Sauth Uells. Tani, në këtë shtëpi shihen shpirtrat e dy djemve. Ray Blackstone kishte katërmbëdhjetë vjet kur ishte mbytur në bunarin afër ndërtesës, përkundër përpjekjeve të shokëve që ta shpëtonin. Trupi i tij ishte mbajtur në qilar derisa ishte varrosur. Një djalë tjetër, Noel William Gregory, kishte trembëdhjetë vjet kur kishte vdekur nga apendiciti në shkollë. Shpirtrat e këtyre dy djemve tani shihen së bashku, duke u sorollatë rreth ndërtesës. Ata janë fantazma miqësore.

Qendra artistike "Fremantle"

Një vend tjetër me të kaluar të errët është qendra artistike "Fremantle", një ish- azil i të çmendurve, me një të kaluar të shumë pushtimeve nga djajtë. Kjo ndërtesë është rreth 150 vjet e vjetër dhe ka raportime për "pika të ftohta", përfytyrime, drita të pashpjegueshme, prekje nga fantazmat dhe një ndjenjë të përgjithshme të çuditshme. Ka pasur disa hetime nga "gjuetarët" e fantazmave dhe regjistrime të zërave, duke përfshirë edhe zërin që thotë: "Këta janë zinxhirë", me gjasë duke iu referuar kohës kur kjo ndërtesë ishte azil i të çmendurve.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image