Shkencëtarët zbulojnë gjendjen e katërt agregate të ujit

  • 28 April 2016 - 19:46
Shkencëtarët zbulojnë gjendjen e katërt agregate të ujit

Që të gjithë ne dimë për tri gjendjet agregate të ujit: të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë. Por, tash vonë shkencëtarët thonë ta kenë zbuluar edhe gjendjen e katërt agregate të ujit, shkruan revista "Physical Review Letters". Gjendja e re agregate është quajtur "tretësira kuantike-spinore"., raporton Gazeta Kosova  Sot

Kërkuesit shkencorë nga Dega për energji i Laboratorit nacional në Ouk Rixh, kanë zbuluar se uji paraqitet në gjendjen e katërt agregate kur molekulat e tij janë tepër të ngjeshura. Në ato raste efektet kuantike tejkalojnë ligjet e fizikës klasike. Gjendjen e katërt agregate shkencë- tarët e kishin paraparë para më shumë se 4 dekadash, por deri më tani nuk ishin gjetur dëshmi në natyrë. Kjo gjendje është zbuluar në një material dydimensional, të ngjashëm me grafenin. 

(Kosova Sot)