E pabesueshme: Në Japoni ndërtohet hotel për të vdekurit

  • 30 April 2016 - 09:43
E pabesueshme: Në Japoni ndërtohet hotel për të vdekurit

 Gjatë vitit 2014 në Tokio kanë vdekur më shumë se 110,000 njerëz, ku ekzistojnë vetëm 20 krematoriume për djegien e kufomave (në Japoni kufomat kryesisht digjen).

Për këtë shkak, është duke u hapur një hotel dedikuar mbajtjes dhe ruajtjes së kufomave. Kjo bëhet me qëllim të ballafaqimit me një shkallë gjithnjë e më të madhe të vdekjeve. Ky hotel gjendet në periferi dhe dritaret e tij janë të mbuluara me perde të trasha, të zeza. Vendet me ekonomi të zhvilluar kërkojnë një shkallë të lindjes prej rreth 2.1 fëmijë për grua, për ta mbajtur stabil numrin e popullsisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky hotel dikur ishte fabrikë. Në katin e dytë të tij ka vend për të afërmit e kufomave, që të pushojnë dhe ta marrin veten. Banorët lokalë janë të kënaqur me hapjen e këtij hoteli, meqë shumë prej tyre ishin të detyruar t’i mbanin të vdekurit e tyre në shtëpi, derisa t’iu vinte radha e djegies.

(Kosova Sot)