Artefakte antike të ekzistimit njerëzor

  • 30 April 2016 - 23:52
Artefakte antike të ekzistimit njerëzor

A e keni pyetur veten ndonjëherë se si duken këpucët më të vjetra në botë, apo edhe sutjenat më të vjetër? 

Ja ku i keni:

Këpuca më e vjetër -Kjo këpucë e lëkurës ishte zbuluar në një shpellë në Armeni, në vitin 2010. Kjo këpucë e papërdorur është bërë diku rreth 5,500 vjet më parë. Përkundër vjetërsisë së madhe të saj, disenjatorët modernë të këpucëve kanë mbetur të mahnitur nga pamja e saj. Në këpucën antike vërehet edhe dhjami, i cili i është shtuar këpucës për të qenë këmba më rehat. Këpuca është ruajtur falë faktit se ishte në jashtëqitjen e deles. Ekspertët mendojnë se kjo është një këpucë e femrave, ku këpuca e majtë mungon,raporton gazeta Kosova Sot.619

Receta më e vjetër e shkruar- Ky libër argjile përmban recetën më madhështore që ka shpikur ndonjëherë mendja e njeriut. Kjo tabelë e vjetër 4000 vjet thuhet t'u jetë dhënë njerëzve në Sumer nga zoti i tyre Enki dhe flet për bërjen e birrës. Aty është edhe një himn dedikuar zotit të birrës, Ninkasi. Birra konsiderohet të ketë qenë pije kombëtare e Sumerit. 922

Çorapet më të vjetra- Këto çorape datojnë nga shekulli IV. Ato janë zbuluar në vitet 1800 në Egjipt. Analizat kanë treguar se ato janë bërë nga leshi. Ato me gjasë mbatheshin bashkë me sandale. Me gjasë pyeteni se çfarë ere mbajnë çorapet antike.1021

Proteza më e vjetër- Kjo protezë është 3,000 vjet e vjetër. Mund të duket vështirë të besohet sesi ata njerëz antikë ishin të aftë që të bënin aksesorë të tillë të komplikuar. Shkencëtarët e kanë testuar këtë dizajn, për të parë a është funksional dhe ai ishte me të vërtetë funksional. Ajo iu ndihmon pacientëve që të ecin normalisht129

Syzet më të vjetra të diellit -Mendohet se këto janë syzet më të vjetra të diellit, të zbuluara ndonjëherë. Ato janë zbuluar në Ishullin verior Bafin në Kanada dhe me gjasë janë bërë nga inuitët në Arktik, të cilët kishin shkuar në Kanada rreth 800 vjet më parë. Ato mendohet se, përpos nga dielli, kanë ofruar mbrojtje edhe nga bora. Ato datojnë midis viteve 1200 deri 1600 të erës sonë. Ato gjenden në Muzeun kanadez të civilizimit. 420

Sutjenat më të vjetër- Këta janë sutjenat më të vjetër në botë. Janë gjetur në Kështjellën Lenberg të Austrisë. Të vjetër 500 vjet, thuhet se këta sutjena janë përdorë midis viteve 1390 dhe 1485. Para se t'i gjenin këta sutjenë, shkencëtarët tanimë kishin hasur në përshkrime të vjetra, që flisnin rreth "qeskave të gjinjve". 
 

(Kosova Sot)

822