Priftërinjtë antikë përdornin droga për kontrollimin e masës

  • 01 May 2016 - 00:02
Priftërinjtë antikë përdornin droga për kontrollimin e masës

Kërkuesit shkencorë thonë se priftërinjtë e kulturës së vjetër peruviane, të quajtur "Chavin", mund të kenë qenë civilizimi i parë që sundohej nga autoriteti, më shumë se 3000 vjet më parë,raporton gazeta Kosova Sot.

Arkeologët tani besojnë se kanë gjetur vendin ku lindi autoritarizmi njerëzor: në një vend të thellë të Perusë së sotme. Sipas njoftimeve, kemi të bëjmë me një kulturë para inkëve. Dr. John Rick, arkeolog nga Universiteti Stanford dhe njëri nga ekspertët kryesor botëror rreth civilizimit Chavin, thotë se priftërinjtë ishin në gjendje që të manipulonin me popullin duke krijuar iluzionin e fuqisë.

Besohet se ata e bënin këtë edhe me anë të përdorimit të drogave, por edhe me iluzione optike. Edhe sot e kësaj dite jetojmë në regjime autoritare, sado demokratike që mund të duken ato. 

(Kosova Sot)