Tregimet e çuditshme për hulumtuesit e dukurive paranormale (Foto)

  • 02 May 2016 - 22:54
Tregimet e çuditshme për hulumtuesit e dukurive paranormale (Foto)

Hulumtuesit e dukurive paranormale janë njerëzit që besojnë më së shumti në ekzistencën e këtyre dukurive, pasi ia kanë kushtuar një jetë të tërë ndjekjes së gjërave, në të cilat besojnë pak njerëz,shkruan gazeta Kosova Sot Online.

'Klubi Fantazmë

Ndonëse emri i tij mund ta lërë përshtypjen që është krijuar nga një gjashtëvjeçar, "Klubi Fantazmë" është shoqëria më e vjetër funksionale, që merret me hulumtimin e dukurive paranormale. E themeluar në vitin 1862, shoqëria kishte ndjekur hapat e pararendësit të tij, 'Shoqëria Fantazmë', që ishte themeluar në vitin 1851 dhe në radhët e veta kishte pasur njerëz që më vonë ishin bërë kryeministra, kryepeshkopë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Për shkak të asaj që shumica e anëtarëve kanë qenë të rangut të lartë, ky klub zakonisht është marrë me investigime të qeta, duke mos tërhequr asnjëherë vëmendjen. Anëtarët që nuk janë seriozë përjashtohen menjëherë, ndërsa, zyrtarët e këtij klubi bëjnë të ditur që asnjëherë nuk janë marrë me ekzorcizma apo diçka të ngjashme. 

Image

Viktor Grebennikov

Viktor Grebennikov ka qenë një shkencëtar sovjetik, shumë i interesuar në metodat mbinatyrore të transportit. Para vdekjes së tij në vitin 2001, Grebennikov kishte grumbulluar një sërë mjetesh, të cilat pretendonte që mund të përdoren për transport si dhe pretendonte që platforma që ai e kishte ndërtuar ishte në gjendje ta bartte një njeri të rritur. Ai këtë platformë e kishte ndërtuar nëpërmjet përdorimit të gjymtyrëve të insekteve (një kohë të gjatë të jetës së tij ai e kishte kaluar duke ngarendur prapa insekteve) dhe kishte pretenduar që me disa përmirësime dhe me përdorimin e një teknologjie më të përparuar, platforma e tij do të mund të përdorej për udhëtime nëpër kohë dhe për teleportim. Image

William Hope

William Hope (1866-1936) ka qenë një ndërmjetës i famshëm psikik nga Britania e Madhe dhe një hulumtues i dukurive paranormale. Ai famën e kishte fituar me "fotografitë e shpirtrave" - një aftësi e tij për t'i kapur në kamerë shpirtrat dhe fantazmat. Natyrisht, puna e tij në ditët e sotme do të konsiderohej farsë, për shkak të përparimit të teknologjisë dhe mundësisë së manipulimit me 'photoshop', mirëpo, në atë kohë, kur programet e tilla as që kanë ekzistuar, puna e tij prej ndjekësi të dukurive paranormale kishte bërë bujë të madhe. Image

Shoqëria për Investigimin e Zanave 

Para Luftës së Dytë Botërore, zanat kanë qenë shumë të popullarizuara (në fakt, UFO-t dhe jashtëtokësorët janë version modern i zanave të malit, që kanë gëzuar reputacion të madh asokohe). Për këtë arsye shumë njerëz kishin specializuar në identifikimin e këtyre krijesave të vogla mistike. Shoqëria për Investigimin e Zanave ka qenë një klub i krijuar në vitin 1924, që ka qenë i përbërë nga entuziastët e dukurive paranormale të asaj kohe. Puna e tyre ka qenë mbledhja e dëshmive për ekzistencën e këtyre krijesave, megjithatë, rënia e popullaritetit të zanave krahas rritjes së popullaritetit të UFO-ve dhe jashtëtokësorëve ka bërë që klubi të mbyllet në vitet e 1990-a. 

Image

(Kosova Sot)