Shfaqen fantazmat në spitalin ku kishte bërë vetëvrasje një mjek

  • 04 May 2016 - 19:50
Shfaqen fantazmat në spitalin ku kishte bërë vetëvrasje një mjek

Në fotot e frikshme shihet një përfytyrim-fantazmë në një korridor dobët të ndriçuar.

Këto fotografi të frikshme janë bërë në një spital të pushtuar nga djajtë, duke shkaktuar shqetësim të madh te përdoruesit e internetit. Në një video-incizim, një fantazmë paraqitet nga asgjëkundi në një korridor me dritë të dobët, me disa korniza të drejta. Korridori i zymtë përndryshe është i zbrazët, duke mos lënë asnjë shpjegim rreth asaj se nga erdhi figura gjysmë transparente, raporton Gazeta Kosova Sot

Çka thonë gjuetarët në fantazma? Përdoruesit e internetit, të cilët veten e konsiderojnë "gjuetarë në fantazma" mendojnë se fantazma është paraqitur në Spitalin e shkollës universitare (Hospital Universitario) në Honduras, ku një mjek thuhet të ketë bërë vetëvrasje aty. Thuhet që fantazma në fakt të jetë shpirti i mjekut, i cili tani pushton korridoret dhe paraqitet në vendet më pak të ndriçuara të këtij spitali, duke përfshirë edhe dhomat në të cilat rrinë pacientët. Fotot, që janë paraqitur në faqen hondurase të "Facebook"- ut "La Otra Dimension" - janë shikuar deri më tani nga miliona njerëz, ku disa prej tyre edhe kanë bërë komente, duke filluar nga amatorët, e deri te ata që, ose nga vetja, ose nga të tjerët, konsiderohen ekspertë të çështjes. Natyrisht, komentet mundohen të shpjegojnë, apo t'ia qëllojnë se çka ishte figura e paraqitur. Kjo nuk është hera e parë që në korridoret e një spitali paraqiten fantazma.

Rasti i Andrew Milburnit dhe të dashurës së tij Në qershor të vitit të kaluar, 21- vjeçari Andrew Milburn ishte duke i dërguar mesazhe të dashurës së tij në Infermierinë e përgjithshme të Lidsit, kur vërejti një figurë fantazme në një 'Snapchat' që bëri. Asokohe, Andrew kishte deklaruar për "Mirror Online" këtë: "Ia dërgova asaj një fotografi derisa isha duke shkuar në zyrën time. Pa ditur, në atë moment kisha fotografuar një fantazmë që gjendej në korridor. Këtë fotografi më pas e kam vënë në 'Facebook', ku ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente, të cilat janë përhapur deri në Amerikë. "Kjo fotografi është ndarë edhe midis grupeve studiuese paranormale, ku shumë prej tyre besojnë në vërtetësinë e kësaj fotografie". Dhe, muajin e kaluar një pamje e frikshme dukej të paraqiste një fantazmë në dritaren e një azili të braktisur, duke e tmerruar një fotograf. Fotografia e frikshme tregon një fytyrë e neveritshme në dritaret e katit të parë të ish spitalit psikiatrik në Bronllys, Brekon, Uells. Në fotot e frikshme shihet një përfytyrim-fantazmë në një korridor dobët të ndriçuar GJENDEN TRE PLANETË TË NGJASHËM ME TOKËN Fantazma është paraqitur në Spitalin e shkollës universitare (Hospital Universitario) në Honduras, ku një mjek thuhet të ketë bërë vetëvrasje aty. Thuhet që fantazma në fakt të jetë shpirti i mjekut, i cili tani pushton korridoret dhe paraqitet në vendet më pak të ndriçuara të këtij spitali, duke përfshirë edhe dhomat në të cilat rrinë pacientët.

(Kosova Sot)