Kodi ynë gjenetik pushoi së evoluari 3 miliardë vjet më parë

  • 06 May 2016 - 09:35
Kodi ynë gjenetik pushoi së evoluari 3 miliardë vjet më parë

Është enigmë e madhe pse kodi ynë gjenetik pushoi së evoluuari papritmas, rreth 3 miliardë vjet më parë. Kur Francis Crick e zbuloi kodin gjenetik në vitet 1960, ndërprerja misterioze e evolucionit të kodit gjenetik ishte referuar si “aksidenti i ngrirjes”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët tani thonë se limiti i kodit gjenetik ishte arritur para 3 miliardë vitesh, kur edhe ishte ndërprerë evoluimi i tij. Pra, përkundër asaj se jeta në planet vazhdon që të evoluojë, kodi gjenetik, ajo makineri misterioze e cila e stimulon dhe e mbanë jetën, ka mbetur e pandryshueshme, duke përdorë të njëjtat ‘komanda’ dhe komponentë, sikur që bënte tre miliardë vjet më parë. Thjesht, më nuk kishte variante të tjera të përkthimit të ADN-së për të prodhuar proteina. 

(Kosova Sot)