Berisha: Do fitojmë zgjedhjet
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka kërkuar nga gratë dhe vajzat, që të vazhdojnë të mbështesin dhe të punojnë për Partinë Demokratike, pasi tashmë vendi ka hyrë në një fushatë elektorale dhe se PD në këto zgjedhje shkon si një forcë politike me arritje, të cilat kurrë ndonjëherë nuk do ishin imagjinuar më parë. Gjatë një aktiviteti me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare në kuadër të festimeve për Vitin e Ri, Berisha ka kërkuar që të punohet fort me çdo vote duke trokitur në çdo shtëpi, portë dhe zemër të çdo zgjedhësi, për të shënuar në zgjedhjet e ardhshme fitoren e sigurtë. “Ne patëm një betejë të vështirë, beteja më e vështirë e Partisë Demokratike ka qenë beteja për Tiranën, sepse ish-kryetari i bashkisë kishte një ushtri të paguar prej 5200 vetësh, të cilët i kishte shndërruar në ushtarë që zbatonin vetëm urdhra partiakë. Por ne ia dolëm dhe e them me bindje se ishte një fitore historike e Partisë Demokratike shembja e murit të bashkisë së Tiranës. Arsyeja ishte se Tirana ishte shndërruar në një mburojë të krimit të organizuar ekonomik të kupolës së Partisë Socialiste. Ia dolëm, sepse rendëm pas çdo vote. Shumë nga ju keni qenë në zona të caktuara. Rendja pas çdo vote, takimi derë më derë me zgjedhësit është rruga më e sigurtë e një fitoreje të thellë, shumë më të madhe se dy fitoret e fundit. Unë mund t’ju njoh juve me rezultate e një seri studimi e opinionesh, ato tregojnë Partinë Demokratike në kuotat më të larta që nga viti ’96 e deri më sot. Këto polle të bëra jo nga një, por disa forca kryesore politike dëshmojnë se Partia Demokratike është në një distancë të ndjeshme, forcë e parë politike ne vend, por ne nuk duhet të merremi me Pollet, ne duhet të merremi me dyert e apartamenteve, shtëpive, zemrat e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Berisha.
- Rama: Gati për të qeverisur
- Berisha në Lezhë: Na votoni për mandatin e artë
- Teherani paralajmëron Tiranën për muxhahedinët
- Berisha: Meta s'do ta marrë kurrë karrigen time
- Meta: LSI, besnike ndaj paktit të Shkodrës
- Rama: Zgjedhjet e 23 qershorit po aq të rëndësishme sa të vitit '92
- PD e Berishës prezanton sot kandidatët në Elbasan
- Lëkundje toke në Tiranë e Durrës, panik tek banorët
- Zgjedhjet, bota me sytë nga Shqipëria
- Berisha: Uragani i fitores, sot drejt Durrësit
- Berisha: Tirana, ndër 20 qytetet më inteligjente të botës
- Hiqet busti i Adem Jasharit nga sheshi, hidhet në plehra
- Rama në Berat: Marrim 6 mandate
- Myslim Pashaj largohet nga AK-ja
- PD hap sot zyrtarisht fushatën
- Berisha: Kemi të meta, por jemi qeveri serioze
- Meta: Të miratojmë tre ligjet
- Përurohet busti i Sabri Godos në Tiranë
- Topi: Lista jonë, më cilësorja
- Dita e Europës, Nishani uron Van Rompuj




ad_d.jpg)


Komente