Patate me pana

  • 30 June 2015 - 14:20
Patate me pana

Përbërësit e nevojshëm:

-4 patate të mëdha

-500 ml pana

-100 g djathë parmixhano të grirë

-gjalpë

-kripë

-piper

Përgatitja:

Pastrojmë patatet dhe i lajmë me ujë të bollshëm, i qërojmë dhe më pas i presim në feta të holla. Në një enë hedhim panën dhe më pas shtojmë patatet duke u kujdesur që t’i lyejmë mirë e mirë.

Marrim një tavë qelqi, e lyejmë me gjalpë dhe vendosim në të patatet, duke formuar një shtresë. Lart i shtojmë kripë, piper dhe djathin parmixhano. Shtojmë të tjera patate, sërish kripë, piper dhe djathë. E përsërisim procesin derisa përbërësit të kenë përfunduar.

Ngrohim furrën në 175 gradë dhe i vendosim patatet të piqen për rreth 1 orë e gjysmë.