Reçeta e Cekës- Groshë pa mish

  • 20 January 2017 - 10:30
Reçeta e Cekës- Groshë pa mish

PËRBËRËSIT: • 1/2 kg groshë, • 100 gr gjalpë ose vaj, • 2 qepë, • specall, kripë, vegetë • 1 spec djegës, • nane e tharë. Grosha e pastruar dhe e larë, është mirë të ulet në mbrëmje., raporton Gazeta Kosova Sot

Vala e parë derdhet, pastaj mbushet me ujë të nxehtë dhe vlohet në zjarr të ulët gjersa të zihet mirë, por jo të çahen kokrrat. Qepët grihen imët, fërgohen në yndyrë gjersa të zverdhen dhe të zbuten. Hidhet një lugë e rrafshuar miell, fërgohet pak, 1 lugë specall dhe sa të përzihet 1 herë, shtohet pak lëng groshe, përzihet mirë dhe hidhet mbi groshë. Kriposet, i hidhen mëlmesa të thara, spec djegës dhe në zjarr të ulët vlohet edhe ½ ore. Pak para se të largohet nga zjarri, i hidhet nane e tharë.

(Kosova Sot)