Reçeta e Cekës- Pite e zbuluar

  • 21 January 2017 - 08:38
Reçeta e Cekës- Pite e zbuluar

PËRBËRËSIT:

1/2 kg. miell, 1 tubë qepë të reja, 1/2 kg. fletë të reja lule qumështi ose spinaq. 1/2 kg. djath i njomë i payndyrshëm, 4 vezë, 100 gr margarinë ose vaj, kripë. Gatuhet një brum i butë sikurse i pites, me miell, ujë dhe krip. Mbulohet që të pushojë pak. Qepët e grira fërgohen 2 min. në yndyrë. Shtohen fletët e pastruara dhe të lara mirë e të kulluara. Zbuten në zjarr së bashku me qepët në enë të mbuluar, gjersa të vyshken. Masa bluhet me blender së bashku me djathin e butë, kripë sipas shijes dhe tri të verdha vezësh. Brumi hapet me hollëse dhe shtrihet në tepsi të lyer me yndyrë.

Kalohen skajet e tepsisë me brum. Masa e përgaditur nga gjelbrimet dhe djathi, derdhet dhe rrafshohet në tepsi mbi brum. Brumi pritet përreth tepsisë. Pjesët e prera tej tepsisë, priten në shirita dhe vendosen në formë kafazi mbi mbushje. Lyhen me vezë dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për t’u pjekur pitja për 30 min.

(Kosova Sot)