Reçeta e Cekës- Shkumë çokollate

  • 21 January 2017 - 20:23
Reçeta e Cekës- Shkumë çokollate

PËRBËRËSIT: 4 vezë, 70 gr sheqer, 2 dcl ajkë të ëmbël, 200 gr çokollatë për gatim, 2 dcl qumësht, lëvorja e portokallit e kaluar në rende imët. PËR ZBUKURIM: Lëvore portokalli, fletë çokollate.

Ndahen të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat tunden me sheqer, gjersa të shkumojnë. Tundet ajka dhe bashkohet me vezët e tundura. Çokollata shkrihet mbi avull dhe, sapo të ftohet, përzihet me ajkë. Shtohet qumështi dhe të gjitha përzihen mire. Të bardhat e vezëve tunden sikurse borë. Në masën e përgatitur, më parë hidhet një pjesë e shkumës, përzihet me lugë, pastaj shtohet edhe pjesa tjetër, si dhe lëvorja e portokallit. Shkuma e përgatitur derdhet në filxhanë të mëdhenj të një madhësie dhe ftohet afro 4 orë. Zbukurohet me fije portokalli dhe fletë çokollate të cilat përgatiten në këtë mënyrë: Fletët e trëndafilit lyhen me çokollatë të shkrirë dhe të vakët. Sapo të forcohen në vend të ftohtë, largohen fletët e vërteta dhe me të zbukurohet deserti. 

(Kosova Sot)