Reçeta e Cekës - Portokaj të mbushur e të pjekur

  • 22 January 2017 - 20:37
Reçeta e Cekës - Portokaj të mbushur e të pjekur

PËRBËRËSIT:

6-7 portokaj, 50 gr gjalpë, 50 gr miell, 60 gr sheqer, sheqer pluhur, 3 të bardha vezësh.

 Kalohet në rende lëvorja e një portokalli, shtrydhet portokalli dhe ruhet lëngu. Portokajve të tjerë u pritet pjesa lartë në formë kapaku dhe u largohet pjesa e brendshme me thikë të sprehur. Kullohet lëngu nga pjesa e brendshme e portokajve, i bashkangjitet lëngut të mëparshëm, sepse nevojiten 3. 5 dcl lëng. Kyçet furra në 200 gradë C. Shkrihet gjalpi dhe përzihet mielli. Ena largohet nga zjarri dhe, duke e përzier vazhdimisht, shtohen lëvorja e portokallit e kaluar në rende, lëngu i portokallit dhe sheqeri.

Ena kthehet në zjarr gjersa të trashet kremi, duke e përzier vazhdimisht. Largohet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë tunden të bardhat e vezëve në borë të dendur dhe përzihen me masën e ftohur. Portokajtë mbështillen në alufolie, vihen në tepsi të përshtatshme dhe me këtë masë mbushen dy të tretat e portokajve. Futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur për 25 minuta. Mbi u hidhet sheqer pluhur. 

(Kosova Sot)